Arma e zjarrit e sekuestruar në Velipojë. Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Dyshohet se kanosi me armë një kuzhinier brenda një lokali, Policia e Shtetit është në kërkim të një personi

Një konflikt me armë zjarri në Velipojë në mes një kamerieri dhe një kuzhinieri, ku është përfshirë edhe një person i tretë, është parandaluar nga Policia e Shtetit.

Sipas një njoftimi për media, kuzhinieri e kamerieri patën një konflikt çasti në mes vete e më pas në këtë konflikt u përfshi edhe një 33-vjeçar, i cili posedonte edhe një armë zjarri.

Ky i fundit kanosi kuzhinierin e lokalit me armë, ndërsa në momentin që pa zyrtarët policor që po afroheshin tek lokali ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Armën të cilën ai posedonte, Policia e Shtetit e tha se e gjuajti gjatë kohës sa po ikte. Arma në fjalë më pas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithë ngjarja u tha se u zhvillua në fshatin Pulaj-Plazh.

“Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E.F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E.H., 20-vjeçar, kamerier i lokalit dhe shtetasit A.F., 33-vjeçar, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E.I., 33-vjeçar, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A.F.” – u tha në njoftim.

Tutje u shtua se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë është duke vijuar me veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.