Ilustrim

Dy të Plagosur me Thikë në Deçan

Lajmi është konfirmuar edhe nga mjekët kujdestarë të spitalit të Pejës.

“Në orën 15:15 keni pranuar dy pacientë me lëndime trupore nga thika(therje). Ata janë sjellë nga ambulanca e Deçanit, njëri prej tyre e ka refuzuar trajtimin mjekësor, kurse një tjetër është duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile”, tha për KALLXO.com mjekja kujdestare Tokjana Lajçi.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Xhevat Ibraj.

Ky i fundit ka treguar se policia është duke sqaruar rrethanat e ngjarjes.