
Dy të plagosur në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje
27.3.2023 - 21:55
Dy persona janë plagosur rreth orës 20:20 në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”- tha ajo.
Tutje ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë” – tha ajo.