Së paku një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një incident, gjatë të cilit dyshohet se ka pasur të shtëna me armë, ka ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës. Burime të KALLXO.com thonë se së paku një person është plagosur në këtë incident që ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha”. Në vendin e ngjarjes janë Policia dhe Forenzika.