Ilustrim

 Dy të lënduar në një aksident trafiku në Novobërdë

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Novobërdë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit siç bën të ditur Policia kanë pranuar tretman mjekësorë.

Lëndime kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, e cila ende është duke vazhduar trajtimin mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës është liruar pas pranimit të tretmanit mjekësor.

Aksidenti dyshohet se ndodhi nga mos përshtatja e shpejtësisë së veturës dhe kushteve të rrugës, andaj dhe është rrokullisur.