Ilustrim

Dy të lënduar gjatë një rrahjeje në Mitrovicë

Një rrahje ka ndodhur sonte në lagjen Ilirida në qytetin e Mitrovicës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se dy persona janë lënduar si pasojë e këtij incidenti.

“Nga infot fillestare, lidhur me rastin, tre persona janë shoqëruar në Polici si të dyshuar. Ndërsa dy të tjerë të lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.