Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj, policia dërgon në mbajtje të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje në Ferizaj më 20 nëntor dhe ka njoftuar se dy rastet janë të ndara.

Sipas policisë në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

Në rastin e parë është arrestuar B.M., 33-vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij D.M., e moshës 32-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në rrugën “Safet Berisha” në Ferizaj, sipas Policisë, është arrestuar personi me inicialet I.T., i moshës 25-vjeçar, i cili dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij S.T., e moshës 28-vjeçare.

Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.