Dy persona përleshen brenda Spitalit të Prizrenit

Policia ka shoqëruar dy persona për intervistim në objektet e policisë, për shkak të një rrahje që kishte ndodhur brenda Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:15 kanë marrë informacion për një mosmarrëveshje e cila më pas kishte kaluar në sulm fizik.

Njëri nga personat që është sulmuar ka marrë edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin policia thotë se të dy personat kanë qenë të dyshuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.