Dy aksidente të ndara në rrugën Prishtinë-Gjilan

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Mramor, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për aksidentet në fjalë, duke dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në aksidenti janë përfshirë një kombi-bus dhe disa vetura.

Nga aksidentet është raportuar edhe për persona të lënduar.

KALLXO.com e  ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.