Driton Selmanaj infektohet me COVID-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Ai tha se është testuar dje dhe sot e ka marrë rezultatin

“Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj.

Deri më tani, disa deputetë të Kosovës si dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.