Doktori me përvojë 40 vjeçare rrëfen se si u ndje kur u shërua pacienti i parë

Doktori i Klinikës Infektive të QKUK-së, Sali Ahmeti në një reportazh të realizuar nga KALLXO.com ka rrëfyer se si është ndjerë kur është shëruar personi i parë me COVID-19.

Rasti i parë i shëruar ishte një person i moshës 74 vjeçare, i cili kishte pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Kënaqësia që e kemi ndjerë kur është shëruar pacienti i parë ka qenë një moment inkurajues për neve. Ne e shëruam një pacient me rrezikshmëri të lartë”, rrëfen doktori Ahmeti.

“Ishte një pacient i moshës 74 vjeçar, me shumë sëmundje tjera kronike. Kur arritëm ta shërojmë, e fituam një besueshmëri që ne do të jemi në gjendje t’i mjekojmë jo vetëm format e reja, por edhe format me sëmundje të shoqërueshme të rënda”, rrëfehet tutje ai.

Doktori Sali Ahmeti është pjesë e Klinikës Infektive që nga vitit 1983.

Në këtë reportazh mund të shihni mbledhjen e mëngjesit të stafit të Klinikës Infektive të cilët flasin për planet e ditës, gjendjen e pacientëve dhe marrjen e detyrave të ditës.