Aparaturat e kriptovalutave të sekuestruara nga Policia e Kosovës Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Dogana tregon se cilat kartela grafike mund të konfiskohen 

Në Kosovë, prej vitit 2015 ka nisur prodhimi i monedhave digjitale. Që nga ajo kohë deri më tani vlera e pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta ka arritur të kalojë 20 milionë euro.

Por, në fillim të këtij viti, Ministria e Ekonomisë mori vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave pasi vendi ynë u përfshi në një krizë energjetike.

Menjëherë pas këtij vendimi, aparati shtetëror u kujdes që t’i sekuestrojë pajisjet të cilat janë të padoganuara dhe të cilat janë aktive dhe shpenzojnë rrymë.

Por, cilat pajisje mund t’i konfiskojë Dogana e Kosovës dhe a mund të konfiskohen edhe kartelat grafike nëse ato nuk janë të regjistruara në doganë?

“Pajisjet të cilat zhdoganohen në rastin e importit deklarohen edhe numri serik i atyre pajisjeve. Shumica e tyre në dokumentet unike doganore, ekzistojnë dhe ne jemi në gjendje t’i gjejmë dhe të ua argumentojmë se a janë të zhdoganuar apo jo”, ka thënë Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.

Ai tha se ata që kanë pajisje që prodhojnë kriptovaluta dhe i kanë zhdoganuar, nuk kanë nevojë të frikësohen.

“Komuniteti që merret me prodhimin e këtyre pajisjeve, në rast se pajisjet e tyre janë të futura në Kosovë në mënyrë legale, ata janë duke e respektuar vendimin qeverisë, nuk kanë nevojë të frikësohen”, deklaroi Azemi.

 

Driton Azemi, Dogana e Kosovës, Foto: KALLXO.com

“Kartelat grafike, shumica prej tyre kohëve të fundit janë duke u identifikuar me numrin serik, kështu që shumica prej tyre do të identifikohen. Më herët ka qenë një periudhë kur nuk janë shënuar ato. Shitblerja fillimisht është bërë përmes ATK dhe faturat në Administratën Tatimore kanë mjaftë detaje dhe mund t’i ndjekim edhe aty, ne kemi bashkëpunim të mirë me ATK”, deklaroi përfaqësuesi i Doganës së Kosovës në emisionin #KALLXOPernime.

Dogana tregon nëse janë duke u konfiskuar pajisjet për prodhim të kryptovalutave që nuk janë në rrymë

www.kallxo.com