Foto: Facebook/Dogana e Kosovës

Dogana konfiskon pije të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 2 500 litra pije të gazuara të kontrabanduara nga Serbia.

Përmes një njoftimi në Facerbook, autoritet doganore kanë bërë të ditur se mali i kontrabanduar është konfiskuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

“Në regjionin e Mitrovicës saktësisht në fshatin Koshtovë njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë dhe me ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduara (pa dokumentacion) me origjinë nga Serbia. Sasia është mbi 2500 litra pije të gazuara, automjeti dhe mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës, në Facebook.

Foto: Facebook/Dogana e Kosovës
Foto: Facebook/Dogana e Kosovës