Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës kap mallra të fshehura në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 20.06.2024, ka parandaluar futjen e disa mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët kanë parandaluar futjen e 57 tonerëve të llojeve të ndryshëm në vlerë prej mbi 1 mijë euro, brenda territorit të Kosovës.

Në komunikatën e Doganës është thënë se pas ndalimit të një automjeti, drejtuesi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar për Doganën dhe ai ishte përgjigjur negativisht.

“Mjeti është selektuar për kontroll të dytë, me asistimin e zyrtarëve policorë. Gjatë ekzaminimit të mjetit, janë gjetur mallra të padeklaruara dhe të cilat ishin kamufluara nën pajisjet e peshkimit në sediljen e pasme dhe në bagazh” – thuhet në njoftim.

Pala në fjalë, thuhet se ka shkaktuar kundërvajtje doganore të sanksionuar sipas nenit 244.1.1 të KDAK-së.

Me këtë rast, të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse kundër personit përgjegjës.

Dogana e Kosovës thotë se “mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për të siguruar një tregti të drejtë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe bizneset e Kosovës”.

Foto: Dogana e Kosovës
Foto: Dogana e Kosovës
Foto: Dogana e Kosovës
Foto: Dogana e Kosovës
Foto: Dogana e Kosovës