Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksion i Prokurorisë, Doganës e ATK-së: Konfiskohen parfume në vlerë mbi 94 mijë euro

Një aksion i Prokurorisë së Shtetit, Doganës së Kosovës dhe ATK-së ka rezultuar me konfiskim të 10 mijë e 480 parfumeve në vlerë prej 94 mijë e 320 euro, dje më 11.06.2024 në Obiliq.

Këto parfume janë sekuestruar në gjashtë lokacione të ndryshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona, të cilët në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.