Burimi Dodona

‘Dodona’ publikon repertorin për muajin janar

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” ka publikuar repertorin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit janar në këtë teatër.

Sipas programit, repertori për këtë vit i “Dodonës” do të nisë këtë të shtunë, më 11 janar 2019, me shfaqjen për fëmijë “Kasolla prej kashte” të Dituri Nezirajt.

Gjatë këtij muajin ‘Dodona” do të sjellë 3 shfaqje në skenën e fëmijëve dhe 3 në skenën e mbrëmjes.

Në skenën e fëmijëve, përveç shfaqjes, “Kasolla prej kashte” “Dodona” do të shfaqë edhe shfaqjen “Fjalët magjike” të Shkurtë Aliut, që jepet më 18 janar, dhe “Tomi dhe xherri” të Faik Gashit, të shtunën më 25 janar.

Shfaqjet prë fëmijë në “Dodonë”, jepen çdo të shtunë në dy termine, në ora 12:00 dhe në 13:00.

Kurse në skenën e mbrëmjes, “Dodona” shfaq këto shfaqje: Harroje Holivudin” me regji të Faik Gashit, që jepet më 15 janar; ‘Mat” me regji të Ben Apollonit, që jepet më 29 janar dhe  “Unë jam vetë grua” me regji të Kushtrim Koliqit që jepet më 30 dhe 31 janar 2020.

Të gjitha shfaqjet në skenën e mbrëmjes jepen nga ora: 19:30.