Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ditët e Energjisë së Gjelbër - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet konferenca e parë që po mbahet në kuadër të Javës së Energjisë së Gjelbër 2021.

Në këtë konferencë janë të ftuar Pippa Gallop – këshilltare e Energjisë në Ballkanin Perëndimor nga “CEE Bankwatch”, Jeta Statovci – deputete në Kuvendin e Kosovës dhe zëvëndëskryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ymer Fejzullahu – udhëheqës i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në Zyrën e Rregullatorit për Energji, Besiana Berisha – zyrtare e lartë nga Departamenti i Energjisë, Divizioni për Burime të Ripërtërishme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit, Dajana Berisha – bashkëthemeluese e Konzorciumit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë’ (KOSID) dhe Trim Tërnava – CEO në ‘Jaha Solar Panel’ dhe konsulent i energjisë së ripërtëritshme.

Të ftuarit diskutojnë se sa po përkrahen prodhuesit e energjisë së gjelbër në Kosovë?

Sa janë burokratike procedurat për aplikim për vendosjen e paneleve solare nga përdoruesit individualë?

Cilat janë kapacitetet e Kosovës për energji të gjelbër?

A i ka arritur Kosova caqet e energjisë së ripërtërishme për 2020?

Çka thotë raporti për politikat e energjisë së gjelbër në Kosovë?