Foto: Let's Do It Kosova

Dita e Pastrimit të Botës, Kosova aksion në disa vende

21 shtatori shënohet si Dita e Pastrimit të Botës

Aksioni më i madh global kundër mbeturinave “Dita e Pastrimit të Botës” ka nisur sot, në më shumë se 160 vende të ndryshme të botës me vullnetarë të shumtë, organizatorë dhe kompani përreth globit që i kanë bashkuar forcat për të pastruar planetin.

Ky aksion i cili kordinohet nga Kosova sakt saktësisht nga Lets do it Kosova ka për qëllim rritjen e vëmendjes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Këtë ditë e shënon edhe Kosova sot, në kuadër të së cilës janë organizuar disa aksione nëpër disa vende të ndryshme.

Fillimisht tek Stadiumi “Fadil Vokrri” është planifikuar tubimi për nder të kësaj dite  ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës e të tjerë.

Organizata Jo Qeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan në orën 11.

Aksione i pastrimit mbahet edhe në Komunën e Podujevës  në orën 11.

Në Mitrovicë mbahet aksion para objektit të komunës në orën 11.

Aktiviteti do të mbahet në mbi 200 shtete, pjesë e Lëvizjes Botërore Let’s Do It, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Historiku i ngjarjes

‘Let’s do it World’ është një lëvizje qytetare globale që filloi në Estoni në vitin 2008, duke u kërkuar njerëzve në mbarë botën të bashkohen me një seri ngjarjesh pastrimi vendore, kombëtare dhe rajonale. Ndër projektet e tjera, u themelua Dita Botërore e Pastrimit.

Në Estoni atëkohë pastroi 10,000 tonë mbeturina të paligjshme nga më shumë se 50,000 vullnetarë në një ditë. Pas Estonisë, shumë vende filluan gjithashtu ngjarjet e pastrimit të vendit të tyre.

Në vitin 2011 “Let’s do it World’ nisi me qëllim të promovimit të pastrimeve masive nga 24 Mars 2012 deri më 15 Shtator 2012. Pas një projekti të suksesshëm të Pastrimit Botëror 2012, qëllimi tjetër më i madh është shënimi Dita Botërore e Pastrimit në 2018.

Sot, lëvizja është rritur në një rrjet prej 113 vendeve.

“Let’s do it World” është anëtare e akredituar i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

Nis “Dita e Pastrimit të Botës”, mbi 10 milionë vullnetarë bashkohen për pak orë