Kosova do të kryesojë për dy vite Ditën Botërore të Pastrimit

Republika e Kosovës, sot zyrtarisht ka marrë besimin e “Let’s Do It World”, për koordinimin dhe kryesimin e Ditës Botërore të Pastrimit.

Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, gjatë vititës së tij në Tallin të Estonisë, i është kumtuar lajmi se Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e koordinimit dhe kryesimit të Ditës Botërore të Pastrimit, për vitet 2019 dhe 2020.

Matoshi është shprehur se ndjehet krenar me të arriturat e Kosovës në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, duke shprehur  kështu se Kosova ka dhënë mesazh pozitiv në Tallinit të Estonisë për çështjen e mjedisit.

“Kosova këtu ishte model për shumë vende të botës për angazhimin qytetar në përmirësimin e ambientit”, ka thënë Matoshi.

Ministri ka falënderuar për angazhim të gjithë aktivistët, vullnetarët dhe qytetarët të cilët për tre muaj iu bashkuan aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Urime Drejtorit të Ditës Botërore të Pastrimit Luan Hasanaj, gjithë stafit të Let’s Do It Kosova dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Dita Botërore e Pastrimit do të koordinohet dhe kryesohet nga Kosova duke filluar më  21 shtator 2019.