Ilustrim Zjarrfikësit e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Disa kabllo dhe një antenë janë përfshirë nga zjarri në Istog

Një antenë dhe disa kabllo janë përfshirë nga zjarri në Istog në rrethana të panjohura. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

“Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar” – thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 në mëngjesin e 28 gushtit.