Digjet ushqimi i bagëtive në Skenderaj, vlera e dëmit rreth 1,500 euro

Në fshatin Kozhic të Skenderajt dje rreth orës 1 pas mesnate është raportuar për zjarrvënje të ushqimit të bagëtive.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Vlera e dëmit ka arritur rreth 1,450 euro.

Sipas raportit Policorë nuk raportohet për të lënduar.