Digjet një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se për shkak të problemeve me frymëmarrje si pasojë e tymit, në person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”- tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka njoftuar se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.