Foto: Ilustrim

Digjet depo me material sanitarie

Një depo me material sanitarie në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:45.

Sipas njoftimit, pas raportimit të pronarit të depos, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, përderisa nuk raportohet për persona të lënduar.