Digjen dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut

Dy vetura me targa serbe janë djegur në Mitrovicën e Veriut rreth orës 02:25 sot më 01.06.2024.

Njëra prej veturave është djegur komplet, ndërsa tjera është kapluar nga i njëjti zjarr, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot më datë 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovicë, vetura e tipit Skoda Octavia, ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C class, ngjyrë e zezë me targa serbe” – tha Elshani.

Prokurori kujdestar ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “zjarrvënie”, ndërsa nuk ka ende të dyshuar.

Në vend të ngjarjes, sipas Elshanit kanë dalë zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar.