Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Dhuna në familje, një rast raportohet në Podujevë dhe një tjetër në Kaçanik

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër, më 13.06.2024.

Rasti është cilësuar si ‘dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Një rast tjetër i cilësuar si ‘sulm/dhunë familjare’ është raportuar edhe në Kaçanik.

Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë më 12.06.2024.

Me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.