Ilustrim - Policia në aksion

Detaje se çfarë u gjet nga policia brenda lokalit në Skenderaj ku luhej bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një bastisje brenda një lokali në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj, nën dyshimet se brenda tij po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Sipas njoftimit, bastisja është zhvilluar dje rreth orës 17:10, dhe gjatë kontrollit janë takuar pesë persona si dëshmitarë, ndërsa pronari i lokalit nuk është hasur brenda.

Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar 7 aparate për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizorë, një printer, dhe 830 euro.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori.