Foto: KALLXO.com Ilustrim

Detaje nga rasti i dhunimit në Viti, prindërit njoftuan policinë se vajza e tyre e mitur erdhi në Kosovë 

Një person i moshës madhore është arrestuar në Viti nga ana e zyrtarëve policorë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit. 

Në raportin ditor të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi që i njëjti më 17.06.2024, kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare) shtetase turke.  

16 vjeçarja siç mëosn KALLXO.com kishte ardhur në Kosovë pa aprovimin e prindërve të saj nën pretendimet për bashkëjetesë me të dyshuarin. 

KALLXO.com mësoi nga burime brenda organeve të rendit se kanë qenë prindërit e të miturës që kanë lajmëruar policinë për vajzën e tyre ndërsa tutje pas hetimeve fillestare që janë zhvilluar është kryer edhe arrestimi i personit të dyshuar.

Ky rast është iniciuar si dhunim ndërsa palët janë intervistuar nga policia dhe është njoftuar prokurori i shtetit. 

16 vjeçarja është dërguar në strehimore përkohësisht ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.