Detaje nga Policia për vrasjen në Prishtinë: Viktima dhe i dyshuari ishin në të njëjtën veturë

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 12 :00 në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se Policia sapo ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë”, ka thënë Borovci.

Sipas tij dyshohet se i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, i cili ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë tha për KALLXO.com se i dyshuari për vrasje ka ikur nga vendi i ngjarjes, porse ai është identifikuar.