Seanca në gjykimin ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit

Dështon seanca ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit pasi gjendet jashtë vendit

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj Agim Ademit, kryetarit të FFK-së.

Arsyeja e dështimit të kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Ademi në gjykatë.

Mbrojtja e Ademit, Labinot Murati ka njoftuar Gjykatën përmes parashtresës se Ademi  gjendet në Turqi për çështje familjare.

Gjykimi i radhës është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi së bashku me Muhamet Ramen akuzohen se e kanë kërcënuar me vdekje një person. Sipas prokurorisë ata kishin qenë persona zyrtar kur kanë bërë ndryshimin e statusit të parcelës duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimore.

Në bazë të aktakuzës Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMË X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.

Tutje në pikën e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMË X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore.

 

 

Supremja kthen në pikën zero rastin ndaj kryetarit të FFK-së