Foto: KALLXO.com

Dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, propozohet ndryshimi i rregullores së punës

Kryesia e Kuvendit dështoi edhe njëherë të mblidhet sot për të mbajtur punimet e rregullta.

Javëve të fundit, dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit janë të shpeshta.

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, propozoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit që përgjegjësia të bie mbi shefat e grupeve.

“Duhet ta ndryshojmë rregulloren dhe përgjegjësia të bie mbi shefat e grupeve. Është e domosdoshme qe kjo të ndryshohet”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se tash e një kohë të gjatë Kuvendi ka hyrë në një seri të dështimeve të seancave e kryesisë.

“E shohim se kjo mazhorancë ka hy ne krizë e cila nuk duhet të jetë e lehtë. Nuk mund ti akuzosh te tjerët për mospjesëmarrje. Është e pa përgjegjshme mos mu njoftua kryetarët e grupeve që mbledhja është anulua. Përpara vetës kemi agjendë të rëndësishme siç është ajo e gjykatës kushtetuese. Si duhet nuk ka vullnet nga mazhoranca me u thirr e vazhdu tutje. Prej kur është themelua Kuvendi nuk kemi pa papërgjegjësi kaq të madhe. Dështime kaq të mëdha nuk kemi pa asnjëherë. Në një republikë parlamentare rol kyç ka kuvendi. Kryetari bashke me nënkryetarët e pushtetit nuk ishin”, ka thënë ai.