Deputetët e opozitës shpërndajnë pankarta 'VOTO PËR TRUSTIN!'

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë parë duke shpërndarë pankarta në të cilat shkruhej “VOTO PËR TRUSTIN!”.

Shpërndarja e këtyre pankartave është bërë në fillim të seancës.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar nga pozita që të lënë anash krenarinë dhe ndjenjën e fituesit dhe të votojnë pro për tërheqjen e 30% te TRUST-it.

“Qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit, sepse janë keq, sepse po sfidohen në çdo moment”, ka thënë Lekaj.