Foto: Atdhe Mulla

Deputetes së PDK i ndalet mikrofoni, pasi lëshon audio-inçizim

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Floretë Zejnullahu në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, ka lëshuar një audio-inçizim.

Në këtë audio të cilën e ka lëshuar në telefonin e saj dhe e ka afruar në mikrofonin e saj, dëgjohen deklarimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke kritikuar punën e ish-kryeministrit Mustafa.

Pas disa minutave ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavcit.

“A keni diçka për të shtuar. Mund t’i thuash me fjalë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, deputetja Zejnullahu tha se e ka kohën e saj.

“I kam 10 minuta, kjo është çfarë kam për të thënë”, u shpreh ajo.

Pas kësaj, nënkryetarja kërkoi nga regjia t’ia ndalë fjalën deputetes Zejnullahu.

Votohet Qeveria Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020

.