Deponia në ‘Shkozë’

Deponia e mbeturinave inerte në Junik jashtë kontrollit

I ftuar sonte në serinë e emisioneve “Jeta në Komunë” është kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Juniku me vendim të saj ka formuar deponinë e mbeturinave inerte në lokacionin e quajtur, Shkozë. Por kjo deponi po shfrytëzohet edhe hudhjen e mbeturinave të tjera të cilat po shpërndahen përgjatë rrugës kryesore.

Deponia në ‘Shkozë’

I pari i Junikut gjatë debatit ka thënë se ka kërkuar nga Komuna e Deçanit që kjo deponi të menaxhohet së bashku pasi që jo vetëm banorët e Junikut hudhin mbeturina në Shkozë.

“Ne e kemi ndarë këtë lokacion për mbeturina interte. Aty po i hudhin jo vetëm inerete por edhe materiale të tjera dhe jo veëm qytetarët e Junikut por edhe të Deçanit. Jemi ka e shikojmë mundësinë që në bashkëpunim me Deçanin ta menaxhojmë së bashku”, ka thënë ai.