Logo e NP KRU" Prishtina"

Dëmtohet kabllo, një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një dëmtimit të kabllos që furnizon me energji elektrike objektin për trajtim të ujit “Kroni”, është ndërprerë uji në disa pjesë.

Zonat e prekura nga mungesa e ujit janë Bresja, një pjesë e fushë Kosovës, Vragolia dhe Bardhi i Madh.

Në njoftim thuhet se këto pjesë do të kenë mungesë të ujit deri në rregullim të kabllove.

“Kohëzgjatja deri në riparimin e kabllove” – përfundon njoftimi i KRU “Prishtina” më 22.06.2024.