Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Gjendet i vdekur në Fushë Kosovë një shtetas i Shqipërisë
25.6.2024 - 10:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24.06.2024 në 07:22h një person është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë.
Viktima, sipas Policisë është shtetas i Shqipërisë.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia raporton se rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.