Çekani i drejtesise - Ilustrim

Del para gjykatës i akuzuar se mbajti armë gjysmë automatike pa leje

Amir Krasniqi, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, doli para Gjykatës së Prishtinës të enjten.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Ilaz Beqiri, i akuzuari është deklaruar i fajshëm për veprën për të cilën ngarkohet.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se në vitin 2016 në shtëpinë e të akuzuarit  në fshatin Llukar të  Prishtinës, nga ana e zyrtarëve është gjetur një pushkë gjysmë automatike pa municion, të cilën i pandehuri e posedonte në kundërshtim me ligjin.