Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat për kuvendin zgjedhor të LDK-së

Në emisionin e sotëm “Kallxo Pernime” diskutohet për kuvendin zgjedhor të LDK-së, që të dielën pritet ta zgjedhë kryetarin e ri.

Në debat të ftuar janë Shefki Gashi, Blerim Grainca, Fetah Bakija e Osman Ferizi nga LDK si dhe Ermal Sadiku, inxhiner.

Pse nuk ka pasur debat mes kandidatëve të LDK-së për kryetar?

Cila duhet të jetë rruga që duhet ndjekur nga LDK tash e tutje që të rikthehet si një parti e madhe në Kosovë?

A mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK dhe a do të votojnë deputetët e LDK-së për Vjosa Osmanin presidente?

A ka kalkulime politike për votat e delegatëve të LDK-së për kandidatët për kryetar?

Cili është raporti i LDK-së me diasporën e shumë gjëra të tjera mund t’i ndiqni në emisionin e sotëm.