Dëmtohen drunjtë dekorativë në Lipjan, reagon kryetari i komunës

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pasi në parkun e qytetit janë dëmtuar drunjt dekorativ nga persona të panjohur,

Ahmeti ka deklaruar se ky është një veprim jo i mirë për hapësirat publike.

“Kohëve të fundit është vërejtur një dukuri e dëmtimit të drunjëve dekorativ, një veprim jo i mirë për hapësirat publike. Dëmtime të tilla së fundmi janë bërë në parkun e qytetit në Lipjan”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të kujdesen për hapësirat publike.

“Unë kërkoj  nga të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen drunjët dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit. Kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rëndë ambientin që ne çdo ditë po e ndërtojmë së bashku”, thuhet në publikimin e tij.

Foto: Imri Ahmeti/Facebook
Foto: Imri Ahmeti/Facebook