CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet e testimeve të 2357 mostrave për COVID-19

2357 mostra janë testuar për COVID-19, prej tyre 341 kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Nga IKShPK bëhet e ditur se 207 persona janë shëruar nga infeksioni me SARS- CoV-2.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Tutje bëhet e ditur se 113 raste pozitve janë shënuar sot në Prishtinë e cila prin për nga numri i rasteve pozitive.