Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalin rezultatet e 561 mostrave të testuara për COVID-19

Instituti i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 561 mostrave të testuara në 24 orët e fundit.

Sipas rezultateve të fundit 50 kanë rezultuar pozitivë, 117 janë shëruar dhe 5 kanë vdekur.

Me statistikat 24 orëshe, numri i të infektuarve ka arritur në 14.496, i të shëruarve në 11.150 raste,ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 586.

Në 24 orët e fundit, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.