COVID-19, Policia e Kosovës merr donacion maska e dorëza

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë donacion 1 mijë e 200 paska dhe 4 mijë e 500 dorëza.

Ky donacion u dha nga United Development Programme (UNDP).

Këto maska dhe dorëza mbrojtëse sipas njoftimit të Policisë së Kosovës do të shërbejnë për zyrtarët policor në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit gjatë menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.