COVID-19: 406 mijë viktima dhe mbi 7 milionë të infektuar në botë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 7 milionë, përkatësisht 7,091,667 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 406,195.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112,469 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,542, Brazili me 36,044 viktima Italia me 37,312, Franca me 29,155 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,246 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,461,619 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen./RTK