Coronavirusi: Policia nxjerr njësite speciale në rrugë

Në zbatimin e masave të vendosura të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e coronavirusit janë vënë në aksion edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Ata janë duke asistuar nëse po zbatohet urdhëresa për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

KALLXO.com ka vizituar disa lagje të Prishtinës dhe të Fushë Kosovës, ku janë parë njësi të Policisë së Kosovës dhe ato speciale.

Njësia speciale janë parë në Fushë Kosovë dhe në afërsi të Katerdrales.

Kurse tek rrethi në hyrje të Prishtinës si dhe tek komuna e re janë parë patrolla të policisë.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur kufizimin e veturave dhe njerëzve. Ata që qarkullojnë pa leje speciale apo pa nevoja urgjente do të gjobiten prej Policisë së Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.

Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19.