Coronavirusi apo "heshtja e zhurmshme" në botë

Virusi Corona në nëntor të vitit të kaluar kishte filluar të përhapej në Ëuhan të Kinës. Ky virus tash e disa muaj ka heshtur botën, ndërsa vende të shumta në botë janë futur në karantinë, qytetarë me maska e doreza mbrojtëse po mundohen të mbrojnë vetën nga coronavirusi.

Kjo pandemi tashmë ka kapluar gjithë globin.

Kina, shteti me popullsinë më të madhe në botë (mbi 1 miliard banorë), dhe i treti në botë për nga madhësia, filloi të marrë masa parandaluese, ku sipas ekspertëve ky virus po përhapej për shkak të papastërtisë.

Simptomat e coronavirusit janë: kollitje e thatë, temperaturë mbi 38 gradë celzius, ethe, vështirësi në frymëmarrje.

Në Kinë, shteti i origjinës së COVID-19, deri më sot janë prekur 80,880 persona, prej tyre 3,213 persona kanë vdekur, rreth 68 mijë janë shëruar, ndërsa në gjendje kritike janë 3,226 persona.

Tutje, bëhet thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg njerëzve të tjerë, të mos prekin duart e të tjerëve, të mos prekin sytë, gojën dhe hundën, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi.

Fatkeqësisht, udhëtimet e njerëzve nga një shtet në tjetrin bën që virusi të fillojë të rrisë intensitetin edhe në vendet tjera në botë, kështu duke u bërë pandemi globale.

COVID- 19 ka prekur 158 vende dhe territore në mbarë botën, ku vazhdimisht po ka ndryshime, derisa një pjesë e njerëzve po infektohet disa të tjerë po shërohen.

Të gjitha aktivitetet, dhe udhëtimet në mbarë botën janë anuluar për shkak të virusit.

Vendet më të prekura nga Coronavirusi pas Kinës janë: Italia, Irani dhe Spanja.

14,991 persona janë prekur nga coronavirusi në Iran, mbi 850 persona kanë vdekur, ndërsa në Spanjë të prekur nga ky virus janë 8,794 dhe të vdekur mbi 200.

Italia gjendet në pjesën jugore të Evropës, me mbi 60 mijë banorë. Përhapja e shpejtë e virusit deri më sot ka prekur 24,747 persona, ku 1,809 prej tyre kanë vdekur.

I gjithë vendi është futur në karantinë për 14 ditë. Shtetin e Italisë ashtu si edhe gjithë vendet e tjera në botë e ka kapluar heshtja, e vetmja mënyrë për të kontaktuar ndërmjet vete janë rrjetet sociale dhe këngët nëpër ballkonet e banesave.

Disa kilometra larg Italisë është Shqipëria, shtet i cili gjithashtu është prekur nga kjo pandemi.

Në Shqipëri deri më tani 51 perona janë infektuar nga COVId-19, një prej tyre ka vdekur.

I njëjti fat e përcjelli edhe Kosovën, deri më tani në vend janë 13 persona të infektuar nga COVID- 19, ku shumica nga ta kanë pasur kontakt me persona të ardhur nga Italia.

Vitia, Klina, Malisheva dhe Podujeva janë futur në karantinë për 14 ditë, vetëm marketet ushqimore, barnatoret dhe furrat po vazhdojnë të punojnë, ndërsa të gjitha aktivitete në gjithë vendin janë anuluar.

Coronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes (MERS-CoV) dhe Sindromi i Rendit i Akut (SARS-CoV).

Sëmundja coronavirus (COVID-19) është një lloj i ri që u zbulua në vitin 2019 dhe nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.