Çmimet e derivateve të naftës për sot

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivative të naftës sot në Kosovë është 1.60 euro për litër, për benzinë është 1.33 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.76 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 29 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.