Porti i Maltës me anije të shumta në port - Canva

Cili vend i BE-së po udhëheq me garën e vaksinimit kundër COVID-19?

Shteti i Maltës është duke i prirë tabelës së vaksinimeve në Evropë me 156.53 doza vaksinimi të administruara për çdo 100 njerëz.

Sipas të dhënave nga 12 shtatori i këtij viti, katër vendet e para pas Maltës janë Islanda, Portugalia, Danimarka dhe Spanja.

Mbretëria e Bashkuar zë vendin e tetë për vaksinat totale në të gjithë popullsinë e saj, pasi deri më tani i ka shpërndarë 135.49 sosh në për 100 njerëz. Në të gjithë BE -në, vaksinimi i plotë tek të rriturit mbi 18 vjeç është në 70.9 për qind.

Të dhënat më të hollësishme nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se Malta ka vaksinuar plotësisht 80.3 për qind të të gjithë popullsisë së saj prej rreth 500,000 banorësh. Midis moshës mbi 18 vjeç, shkalla e vaksinuar plotësisht është edhe më e lartë, në 91.1 për qind.

Udhëtimet në Maltë lulëzojnë pas suksesit të arritur me vaksinimin

Malta ka një territor të vogël dhe një dendësi e lartë të popullsisë si vendi i dhjetë më i vogël në botë sipas zonës dhe vendi i katërt më i populluar me popullsi sovrane.

Malta regjistroi vetëm 35 raste të reja me COVID-19 më 13 shtator dhe kishte vetëm 1,119 raste aktive në të gjithë vendin. Malta regjistroi gjithashtu dy vdekje nga COVID-19 në të njëjtën ditë, duke e çuar totalin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia në 449 sosh.

Për krahasim, përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar për vaksinim të plotë midis 16 vjeç ka arritur në 80.9 për qind me marrjen e dozës së parë në 89.1 për qind.

Duke pasur shkallë të ulët të regjistrimit të rasteve si dhe rekord e lartë të vaksinimit, Malta është bërë një vend ideal udhëtimi për turistët e vaksinuar. Turistët me dëshmi të një kompletimi të plotë të vaksinimit nuk kanë nevojë të karantinohen për të pasur qasje në plazhet e këtij vendi si dhe qytetet tjera.

Në listën jeshile të Mbretërisë së Bashkuar, Malta është një destinacion i përsosur udhëtimi për këdo që dëshiron ta kalojë një javë me diell. Secili që dëshiron ta vizitojë Maltën duhet t’i ketë të dyja dozat e pranuara të vaksinës. Përjashtim bëjnë ata nën moshën 12 vjeç.

Gjeni më shumë statistika në: Statista

Cilat vende janë prapa me vaksinim të popullatës së tyre?

Vendi me përqindjen më të ulët të vaksinimeve në BE është Bullgaria me vetëm 34.92 doza të administruara për 100 persona.

Në fund të listës për normat e vaksinimit evropian janë Rumania, Rusia, Kroacia dhe Letonia. Mirëpo Bullgaria është ende shumë prapa të tjerëve. K

Në Bullgari, vetëm 21.4 për qind e banorëve janë vaksinuar plotësisht, me vetëm 23 për qind të njerëzve që kanë marrë dozën e parë.

Gjatë gjithë pandemisë, Bullgaria është përballur me një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga COVID-19. Globalisht, vendi ka parë shkallën e shtatë më të lartë të vdekjeve për frymë banori. 19,661 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në 18 muajt e fundit.

Peizazhi i qytetit të vjetër të Kovachevitza në Bullgari, Canva

Përktheu: Nuhi Shala