Prishtina, cilësia e ajrit

Cilësi mesatare e ajrit sot në Prishtinë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është e nivelit mesatar.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes në orën 14:00 ka qenë 50 AQI apo cilësia e ajrit është e pranueshme.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Në këtë rast, cilësia e ajrit konsiderohet e pranueshme. Sidoqoftë, disa ndotës mund të shkaktojnë shqetësime mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.