Challandes publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombëve.

Kosova me 3 shtator do të përballet kundër Moldavisë, ndërsa me 6 shtator kundër Greqisë.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit, grumbullimi i futbollistëve do të bëhet nga data 31 gusht, në të cilën ditë Bernard Challandas do të mbajë një konferencë për media.

Kurse lista e përzgjedhur e zviceranit nuk ka ndonjë befasi.