Lufta në Ukrainë, Foto: VOA

Çfarë u thuhet dhe çfarë kanë dëgjuar qytetarët rusë për mizoritë në Bucha

Ditë më parë, krime dhe mizori të shumta kanë ndodhur në qytetin ukrainas të Bucha ku forcat ruse pas tërheqjes kanë lënë pas civilë ukrainasë të vrarë nëpër rrugët e këtij qyteti. Disa prej civilëve ishin torturuar dhe vrarë pastaj dhe ishin me duar të lidhura. Janë gjetur edhe varre masive me dhjetëra civilë ukrainasë të varrosur aty.

Megjithatë, Kremlini i mohon të gjitha: pamjet e trupave të shtrirë në rrugë në Bucha, varret masive dhe dëshmitë e tmerrshme të dëshmitarëve. Edhe televizioni shtetëror rus e shtrembëron të vërtetën.

Që kur dëshmitë mbi mizoritë e qarta ruse u shfaqën nga vendbanimet përreth Kievit, redaktorët e programit eleviziv rus kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i diskredituar raportet si një trillim, një gënjeshtër e sajuar nga Ukraina dhe Perëndimi.

Ta shikosh televizionin rus, për javë të tëra tani, nënkupton të jesh futur në një univers të çuditshëm paralel, ku prezantuesit e shkëlqyeshëm dhe ekspertët e mirëveshur shkruajnë për një “operacion special ushtarak” të suksesshëm në Ukrainë. Nuk ka luftë, vetëm ushtarë heroikë rusë që e mbrojnë atdheun, duke u kujdesur për ta shmangur shënjestrimin e civilëve.

Pamjet e tmerrshme nga qyteti i Bucha-s janë transmetuar, por shikuesve u thuhet se skenat e tmerrshme janë inskenuar nga zyrtarë ukrainas, me ndihmën e Perëndimit.

“Kjo është bërë nga profesionistë, ndoshta britanikë. Ata janë më të mirët në fushën e operacioneve të informacionit,” thotë komentatori Gevorg Mirzaryan. “[Ata dinë se si] t’i vendosin trupat në mënyrë korrekte, të bëjnë gjithçka në mënyrë korrekte, të krijojnë një pamje të bukur për ndërgjegjen nekrofile perëndimore.”

Prezantuesja e emisionit të bisedave Olesya Loseva madje sugjeroi se qyteti i Bucha-s ishte zgjedhur qëllimisht sepse presidenti Joe Biden kishte përdorur së fundmi fjalën kasap për ta përshkruar Vladimir Putinin, kështu që “për amerikanët kjo fjalë duhet të jetë e qartë”.

Është një taktikë klasike e Kremlinit përballë akuzave të tilla – mohoni, hidhni poshtë si të rreme dhe, nëse është e mundur, fajësoni dikë tjetër./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala