Bunkerët e thëngjillit
15.3.2026 - 20:10
Në edicionin e sotëm (15.03.2026) të #KALLXOPernime transmetohen pamje ekskluzive të aksionit policor në zonat e tri fshatrave të Vushtrrisë kundër eksploatuesve ilegalë të thëngjillit.
Ndiqni pamjet nga ndalimi i punimeve të ekskavatorëve në zonën e thëngjillit dhe nga arrestimi e ndalimi i tetë personave të dyshuar.
Shikoni pamjet e shëmtimit të zonave të cilat vizitohen nga hetuesit dhe prokurori i rastit.
Gjatë emisionit jepen detaje nga hetimi tremujor i kësaj veprimtarie ilegale, që rezultoi me arrestime, sekuestrime të makinerive dhe ndalime të punimeve në ato zona.